Prej dy ditësh janë shtuar kontrollet në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës për shtetasit shqiptarë që hyjnë në vend nga Maqedonia e Veriut.
Sipas burimeve policore, në hyrje të pikës kufitare janë angazhuar efektivë të Policisë Kufitare dhe të Policisë së Shtetit, të cilët po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në automjete.
Kontrollet lidhen me dyshimet për transportimin e sendeve të ndaluara, por edhe me informacionet për lëvizjen e mundshme të grupeve të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar për 24 tetor.
Burimet bëjnë me dije se policia ka pasur informacione paraprake për lëvizjen e këtyre grupeve drejt kryeqytetit, çka ka sjellë përforcimin e masave të kontrollit në këtë pikë kufitare.










