Shqiptari vret me sëpatë infermieren italiane

Shqiptari vret me sëpatë infermieren italiane

226
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali dhe protagonist është një burrë me origjinë shqiptare. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ka goditur dhe ka masakruar me sëpatë një 63-vjeçare në fshatin Roverto.

Shqiptari ishte fqinj me viktimën. Ai e priti jashtë shtëpisë infermieren në pension dhe më pas e qëlloi dy herë më sëpatë në kokë e fytyrë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Infermierja u vra në sy të nënës së saj 80-vjeçare, djalit dhe disa familjeve të tjera, të cilat ndodheshin në rrugë në kohën kur ndodhi ngjarja makabre.

Autori i dyshuar i ngjarjes, babai i dy vajzave, është dorëzuar pas krimit në Polici. Autori dhe viktima kishin pasur sherr të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Mara Fait ishte sulmuar edhe më parë nga autori.Ditën e djeshme ajo po kthehej nga supermarketi pasi kishte bërë pazar me nënën e saj të moshuar dhe të sëmurë, por nuk e dinte se ky do ishte pazari i fundit për të pasi u godit për vdekje.

S'KA KOMENTE