Protesta për lirimin e Belerit, folësi kryesor do të jetë kryebashkiaku i...

Protesta për lirimin e Belerit, folësi kryesor do të jetë kryebashkiaku i Athinës

95
SHPËRNDAJE

Në protestën e së hënës së ardhshme që pritet të zhvillohet në Himarë për lirimin e Fredi Belerit, folësi kryesor do të jetë kryetari i bashkisë së Athinës Kostas Bakojanis.

Lajmi bëhet publik prej zyrës së shtypit të Bashkisë së Athinës.

Mësohet se zoti Bakojanis pranoi ftesën e Omonias për të qenë prezent gjatë protestës së paralajmëruar prej degës së kësaj organizate për mbrëmjen e së hënës.

Ai pritet të kërkojë lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të zotit Beleri.

Ndonëse Athina zyrtare ka qenë konstante në qëndrimin e saj politik lidhur me çështjen Beleri, kjo është hera e parë që një kryetar bashkie ndërhyn hapur në çështje të politikës së jashtme të Greqisë.

Kostas Bakojanis do të kandidojë sërish për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Athinës në zgjedhjet e lokale të tetorit të ardhshëm në Greqi.

Ai është djali i ish ministres së jashtme Dora Bakojani dhe njëkohësisht nip i kryeministrit Qyriakos Mitsotakis.

S'KA KOMENTE