Sherri mes dy familjeve kthehet në tragjedi, 9 të vdekur dhe 2...

Sherri mes dy familjeve kthehet në tragjedi, 9 të vdekur dhe 2 të plagosur ne Turqi

807
SHPËRNDAJE

Nëntë persona janë vrarë dhe dy janë plagosur në Turqinë juglindore gjatë një mosmarrëveshjeje mbi pretendimet territoriale.

Sipas autoriteteve, mosmarrëveshja shpërtheu midis dy familjeve që po grindeshin për pronësinë e një ferme prej 20 hektarësh në rrethin Bismil në provincën me mbizotërim kurd të Dijarbakirit.

Imazhet e transmetuara nga mediat turke tregojnë trupat e gjashtë burrave të shtrirë në një arë me grurë të korrur, ku tre prej tyre mbanin automatikë kallashnikov.

Sipas agjencisë turke të lajmeve DHA, mosmarrëveshja u përshkallëzua pasi një nga familjet ndezi zjarrin në parcelën në fjalë.

S'KA KOMENTE