Berisha: Do fitojmë zgjedhjet, shkojmë drejt përmbysjes përfundimtare të regjimit monist të...

Berisha: Do fitojmë zgjedhjet, shkojmë drejt përmbysjes përfundimtare të regjimit monist të Ramës

50
SHPËRNDAJE

Nga Pogradeci ku prezantoi kandidatin për këtë bashki, Sali Berisha u shpreh se janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të përjashtuar PD-në si forcë opozitare.

Ai tha se një gjë e tillë nuk është arritur dhe se entuziazëm i PD-së ka një qëllim kryesor, shpëtimin e shoqërisë shqiptare dhe të Shqipërisë nga ky monizëm i egër që po shfaros kombin.

Berisha: Ne vijmë sot në një moment të paprecedentë në 32 vite, sepse si kurrë më parë një përpjekje anti-kushtetuese, anti-demokratike bëhet për të përjashtuar forcën politike kryesore opozitare të vendit nga zgjedhjet. Bëhet për të mbështetur, për të konsoliduar monizmin e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë nga Edi Rama. Në asnjë vend të botës së lirë akte të tilla nuk kanë ndodhur. Por ne jemi të sigurt se jo vetëm do marrim pjesë me kandidatët tanë të lirisë, por do fitojmë zgjedhjet dhe do shkojmë drejt përmbysjes përfundimtare të regjimit monist të Edi Ramës.

S'KA KOMENTE