Ballina Shqiperia ime Sherr mes te rinjeve, plagoset me thikë 24-vjeçari, vëllai ushtarak nxjerr armën...

Sherr mes te rinjeve, plagoset me thikë 24-vjeçari, vëllai ushtarak nxjerr armën e shërbimit

Sherr i rënd♪7 me dy të plagosur në Vorë.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H., 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. M., 27 vjeç, (vëllezër).

Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin E. H.

Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi E. M., është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.