Rriten eksportet pamvaresisht zhvleftesimit te euros

Rriten eksportet pamvaresisht zhvleftesimit te euros

84
SHPËRNDAJE

 Në 5 muajt e parë të vitit, eksportet e produkteve bujqësore kanë pasur performancë pozitive si në sasi edhe në vlerë. Duket se edhe pse zhvlerësimi i euros ka prekur shumë industri në vend, bujqësia ia ka dalë të jetë më rezistente.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT,  eksportet e produkteve bujqësore për shënojnë rritje dominante në grupmallrat “Ushqim, pije, duhan””. Për 5 mujorin, ky grup është zgjeruar me 15% për shkak të ecurisë së mirë që shënoi që prej fillimit të vitit.

Konkretisht, sipas shifrave të INSTAT, përgjatë periudhës Janar-Maj 2023 eksportet e grupmallrave “Ushqim, pije, duhan” shënuan rritje në sasi dhe vlerë respektivisht me +11.3% në krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti me parë dhe rritje +15.3% në vlerë. E thënë ndryshe, në 5 mujor janë eksportuar 162 mijë ton produkte me vlerë 23.4 miliardë lekë.

Po ashtu, edhe në muaji në muajin Maj, eksportet u zgjeruan me 24.6%, duke shënuan rritje respektivisht me 26.5% në sasi 24.6% në vlerë. Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, në një njoftim për media,  theksoi se, rritjen e eksporteve e ka mundësuar zgjerimi i prodhimit bujqësor vendas dhe politikat në mbështetje të zinxhirit prodhues-grumbullues e standardizues të produkteve që ka forcuar pozicionin “made in Albania” në tregjet e eksportit.

Produktet bujqësore shqiptare aktualisht shkojnë në 78 shtete të botës. Nga ana tjetër importet e këtyre grupmallrave, kanë pësuar rënie në 5 mujor me afro 1.7 miliardë lekë, duke u regjistruar në 56.5 miliardë lekë.

SCAN

S'KA KOMENTE