Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit, ndërsa në aksin rrugor Librazhd–Përrenjas janë regjistruar rrëshqitje dherash që kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve.
Masa dhe gurë kanë rënë në rrugë, duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve, ndërsa në zonë kanë ndërhyrë forcat e mirëmbajtjes rrugore për pastrimin e aksit dhe rikthimin e normalitetit.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, për shkak të motit të paqëndrueshëm dhe rrezikut nga rrëshqitjet e tjera.










