Kryeministri Edi Rama pati një shkëmbim të tensionuar me një gazetare të huaj gjatë një konference me korrespondentë nga vendet e Bashkimit Evropian.
Ndërsa gazetarja po përpiqej të formulonte pyetjen e saj duke iu referuar bisedave që kishte zhvilluar me qytetarë një ditë më parë, Rama e ndërpreu menjëherë, duke kundërshtuar përdorimin e opinioneve të mbledhura në rrugë si bazë për pyetjen.
“Po flisni me mua, nuk është me interes për mua çfarë keni dëgjuar në rrugë. Po më pyesni mua. Unë nuk jam në rrugë, unë nuk jam dikush që nuk mban përgjegjësi kur flet sepse përfaqësoj këtë vend, njerëzit që më kanë zgjedhur të jem këtu. Nuk mund të sfidohem me çfarë keni dëgjuar në rrugë. A keni fakte të vërtetoni se po them diçka jo të drejtë? Më tregoni, më sfidoni!”, u shpreh kryeministri.
Momenti krijoi tension në sallë, teksa Rama këmbënguli se pyetjet dhe kundërshtimet ndaj deklaratave të tij duhet të mbështeten në fakte dhe jo në perceptime apo komente të dëgjuara nga qytetarë të rastësishëm.









