Protestojne 70 gra te nje fasonerie,i kane larguar nga puna dhe 2...

Protestojne 70 gra te nje fasonerie,i kane larguar nga puna dhe 2 muaj pa paguar

367
SHPËRNDAJE

70 gra punonjese te nje fasonerie private ne Fier, jane ngritur serish ne proteste mengjesin e kesaj te hene pasi prej me shume se dy muaj nuk kane marre pagat.

Ato kane ngritur shqetesimin se prej gushtit te vitit te kaluar kane patur vonesa te vazhdueshme te pagave , por dy muajt e fundit nuk jane paguar fare.
Te ndodhura ne veshtiresi ekonomike familjare punonjeset e larguara nga puna kane kerkuar njezeri nderhyrjen e institucioneve shteterore per zgjidhjen e kesaj situate , teksa kane theksuar se deri me tani kjo kerkese e tyre ka rene ne vesh te shurdher.

Bashkepronari shqiptar Erion Tahiraj, i cili sipas punonjeseve , eshte administrator i fasonerise turke , u ka premtuar se do tu jape pagat e prapambetura gje qe deri me sot nuk ka ndodhur.

Protestes se grave i eshte bashkuar dhe perfaqesuesi i sindikates se punetoreve te fasonerive , Alfred Bushi i cili eshte shprehur se eshte e pajustifikueshme inekzistenca e shtetit ne kete situate dhe se keto punonjese duhet te fitojne te drejtat e tyre.

Nderkohe punonjeset pohojne se pas protestes se tyre askush nuk i ka kontaktuar teksa shprehen te vendosura per ti shkuar deri ne fund kauzes se tyre.

S'KA KOMENTE