Prifti që u bë mundës për të ushqyer jetimët, historia e pabesueshme e “Fray Tormenta”

Sergio Gutiérrez Benítez ishte një prift katolik në Meksikë, i cili drejtonte një jetimore të quajtur “La Casa Hogar de los Cachorros”. Përballë vështirësive financiare dhe pamundësisë për të siguruar ushqim e kushte për fëmijët, ai vendosi të gjente një mënyrë të pazakontë për të mbajtur gjallë jetimoren.

Ai u bë mundës profesionist i lucha libre.

I maskuar me ngjyrat kuqezi dhe me emrin e ringut “Fray Tormenta”, që do të thotë “Murgu Stuhi”, ai luftoi në ring për plot 23 vjet. Publiku nuk e dinte se pas maskës fshihej një prift, ndërsa shumë prej njerëzve në komunitetin e tij fetar nuk e dinin se prifti dilte natën në ring si mundës.

Të ardhurat nga ndeshjet i përdorte për jetimoren. Për më shumë se dy dekada, ai siguroi ushqim, strehim dhe shpenzimet e përditshme për fëmijët që kujdesej.

Gjatë viteve, në jetimore kaluan më shumë se 2 mijë fëmijë, disa prej të cilëve më vonë u bënë mjekë, avokatë dhe mësues.

Ideja për t’u bërë mundës i lindi pasi pa dy filma meksikanë të vitit 1963, ku një prift i varfër hynte në ring për të mbështetur një jetimore. Historia e filmave e bëri të mendonte se mund ta bënte edhe vetë.

Dhe ashtu ndodhi.

Gutiérrez Benítez u tërhoq nga ringjet në vitin 2011, por vazhdoi të mbante maskën edhe gjatë detyrave të tij si prift.

Historia e tij u bë aq e njohur sa frymëzoi edhe filmin e vitit 2006, “Nacho Libre”, me aktorin Jack Black.

Një prift që zgjodhi të luftonte në ring, jo për famë apo pasuri, por për të siguruar bukën e fëmijëve që kishte marrë nën kujdesin e tij. 💛