Rama: Dhuna nuk përfaqëson studentët, pas protestës qëndron opozita dhe duar të huaja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën në Tiranë, duke akuzuar opozitën dhe forca të huaja për organizimin e akteve të dhunës.

Në një video të publikuar pranë një kioske të djegur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rama deklaroi se dhuna në rrugë nuk përfaqëson studentët, por sipas tij, është e organizuar nga opozita dhe aktorë të huaj që nuk e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian.