Plagoset me armë zjarri një efektiv policie

Një punonjës policie, i identifikuar me inicialet A. K., rreth 30 vjeç, është plagosur me armë zjarri pas mesnate në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më 18 maj 2026, rreth orës 00:10, ndërsa efektivi ka qenë jashtë shërbimit në momentin e plagosjes. Ai është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes së njoftimit, Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po ushtron kontrolle intensive në zonë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.