Përplasen 3 makina, dy të plagosur ne Dimal

Përplasen 3 makina, dy të plagosur ne Dimal

178
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, rreth 100 metër larg hyrjes së Rotondos së Dimalit.

Tre mjetet: Renault me targa ‘AA 681 RY’, Volswagen me targa ‘AB 452 BK’ dhe ‘Audi AA 200 RU’ janë përplasur me njëra-tjetrën, duke qarkulluar në sense të kundërta. Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë dy nga drejtuesit e mjeteve dhe makinat janë dëmtuar, ndërkohë që është bllokuar qarkullimi i makinave në krahun e majtë të këtij aksi nacional.

Në vendin e aksidentit kanë shkuar efektivët e policisë rrugore, që po kryejnë këqyrjen e vendngjarjes, për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit. Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar dhe një devijim i njërit prej mjeteve, në përpjekje për tu futur në një rrugë dytësore

S'KA KOMENTE