Përleshje e dhunshme në burgun grek, 8 të plagosur përfundojnë në spital

Përleshje e dhunshme në burgun grek, 8 të plagosur përfundojnë në spital

246
SHPËRNDAJE

Katër të burgosur në burgun e Avlonës janë identifikuar, sipas informacioneve nga Policia, si autorë të ngjarjeve të egra të ndodhura mbrëmë në oborrin e institucionit të të miturve, ku mbetën të plagosur 8 persona.

Sipas dëshmive të deritanishme, incidentet nisën në oborrin e IEVP- së pak para se të burgosurit të futeshin në qelitë e tyre dhe përfshinin shqiptarë, romë dhe grekë nga njëra anë dhe të burgosur afrikano-verior dhe arabë nga ana tjetër.

Nga përleshja mbetën të plagosur dy egjiptianë, tre sirianë, një algjerian, një pakistanez dhe një grek. Të tetë u transportuan me ambulancë në Evangelismos, nga ku shtatë u larguan pas ndihmës së parë dhe një mbetet ende i shtruar në spital.

Gjatë përleshjes, të burgosurit e rinj i kanë vënë flakën edhe një dysheku, duke tentuar të përgjithësojnë situatën, por më në fund ngjarjet janë shtypur nga gardianët e burgut, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë dhe të burgosurit kanë hyrë në qelitë e tyre.

S'KA KOMENTE