Në Itali 48.8 gradë celsius, 10 qytete në alarm të kuq, “shkrin”...

Në Itali 48.8 gradë celsius, 10 qytete në alarm të kuq, “shkrin” Europa!

775
SHPËRNDAJE

Vala e të nxehtit që ka përfshirë pjesë të Europës Jugore dhe Afrikës veriperëndimore, pritet të sjellë temperatura të mundshme rekord në ditët në vijim.

Temperaturat llogaritet të kapërcejnë 40 gradët Celsius në disa pjesë të Spanjës, Francës, Greqisë, Kroacisë dhe Turqisë, por në Itali mund të mbërrijnë deri në 48.8 gradë Celsius shkruan BBC. 10 qytete, përfshirë Firencen dhe Romën janë në alarm të kuq. Të martën, një burrë rreth të dyzetave vdiq pasi u shemb përdhe ng ai nxehti në veri të Italisë.

Mediat vendase raportuan se 44-vjeçari ishte duke shënuar vijat e bardha në tokë në qytetin Lodi, pranë Milanos, para se të binte përdhe pa ndjenja. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë më pas. “Ne po përballemi me një valë të padurueshme të nxehti”, shkroi në Twitter politikani italian Nicola Fratoianni.

Ndoshta është rasti që në ditë përvëlimi, të merren të gjitha masat e duhura për të shmangur tragjeditë si ajo që ndodhi sot në Lodi”, vazhdon mesazhi i tij. Vala e të nxehtit, e pagëzuar si Cerberi nga Shoqëria Meteorologjike Italiane, nisur nga përbindëshi me tre koka që shfaqet në ferrin e Dantes, pritet të sjellë kushte ekstreme në ditët që do të vijnë.

Meteorologët thonë se temperaturat do të arrijnë kulmin të premten: zona të mëdha të Evropës Jugore mund të përballen me temperature tek 40 gradët, e ndoshta edhe më të larta. Nxehtësia ka të ngjarë të vazhdojë edhe në fundjavë. Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Europë prej 48,8 gradë Celsius (119,8 F) u regjistrua pranë Sirakuzës në ishullin italian të Siçilisë gushtin e 2021-it.

Vitin e kaluar, si pasojë e të nxehtit në Europë humbën jetën mbi 60,000 vetë, por frika është se kjo valë të nxehti tani mund të shkaktojë edhe më shumë viktima.

S'KA KOMENTE