Ndertimi i kulles 205 m ne Tirane reagon Vasili

Ndertimi i kulles 205 m ne Tirane reagon Vasili

122
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me ndërtimin e një kulle në qendër të Tiranës, me plot 58 kate. 

Në një reagim në ‘Facebook’ Vasili thekson se ajo është dhurata e fundit e Veliajt dhe Ramës për qytetarët e Tiranës.

REAGIMI
Nje kulle 58 kate betoni eshte “dhurata” me e fundit e Erion Veliajt dhe Edi Rames per qytetaret e Tiranes.
Mu ne zemer te Tiranes, mu ne qendren e saj do te ndertohet nje tjeter perbindshi i ri prej betoni.
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e kullës 205 metër të lartë në Rrugën e Barrikadave për qendrën multifunksinale Mount of Tirana është miratuar në mbledhjen e datës 8 mars të KKT-së.
Sipas dokumentave, kulla do të jetë 58 kate mbi tokë dhe 7 të tjera nën tokë.
Zemra e Tiranes eshte kthyer ne nje vater te helmuar betoni, te cilen s’kane te ngopur pa i rrembyer edhe metrin e fundit.
Presin qytetaret ndonje cm2 bar dhe Veliaj ju jep vetem beton.
Presin ndonje grimce shendet dhe ju japin beton helmues per shendetin.
Presin nenat ndonje ambient qe te shetisin femijet e tyre, por vetem beton ju ofrojne.
Presin te moshuarit nje ambient ku te levizin, prehen apo te çlodhen por vetem egersine e betonit ju japin.
Ky qytet perdite vetem shkurton jeten dhe shendetin e njerezve.
E pacipe sarkazma, qe gjoja do gjelberojne ballkonet dhe taracat, kur nderkohe i kane helmuar me beton token dhe dheun qytetit duke e asgjesuar ate.
Sikter, vafshi ne dreq vrases te qytetit tone!

S'KA KOMENTE