Qyteti i Vlorës është përfshirë nga mot i keq paraditen e kësaj të shtune, ku reshjet e shiut dhe stuhia e erës kanë krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor.
Problematikat më të mëdha janë shënuar në autostradën Fier–Vlorë, ku drejtuesit e mjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe erës së fortë.
Situata ka sjellë trafik të ngadalësuar në disa segmente të rrugës, ndërsa drejtuesit e automjeteve po këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes për të shmangur incidentet dhe aksidentet.










