Momentet e panikut në darkën e Korrespondentëve, Trump evakuohet pas të shtënave me a*më

Të shtëna me armë zjarri janë regjistuar në darkën vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Darka sapo kishte filluar kur një rrëmujë e madhe u dëgjua në hyrje të sallës. Më pas dëgjuan britma: “Poshtë! Poshtë!”.

Të pranishmit menjëherë u shtrinë në dysheme, shumë prej tyre duke mbajtur lart telefonat celularë për të regjistruar video, ndërsa presidenti dhe zonja e parë Melania Trump, të cilët ishin ulur në tryezën qendrore në një vend të ngritur përballë mysafirëve, u larguan nga rojet e sigurisë.

Agjentët e shërbimit sekret hynë në dhomë të armatosur rëndë. Forcat e sigurisë më pas urdhëruan mysafirët, gazetarë, ministra, politikanë dhe personalitete të ndryshme, të largoheshin nga salla e madhe që ndodhej në bodrumin e parë të hotelit.

Në videot që janë bërë publike, Presidenti Trump është ulur në tryezën e nderit ndër të tjerë me zëvendëspresidentin J.D. Vance dhe zëdhënësen e tij Caroline Levitt, si dhe gazetarë, ndërsa dëgjohen shpërthime. Siç shihet edhe nga pamjet Trump largohet menjëherë nga sigurimi i tij.