Masa sigurie te shtuara në portin e Vlorës per ardhjen e Kryeministres...

Masa sigurie te shtuara në portin e Vlorës per ardhjen e Kryeministres italiane, Meloni

30
SHPËRNDAJE

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të vizitojë sot Vlorën, me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Meloni është nisur nga Brindisi me një traget të linjës. Mesohet  se në kuadër të vizitës së Melonit, në Portin e Vlorës ka shtim të masave.

Në portin e Vlorës kanë mbërritur punonjës të konsullatës italiane për të pritur kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Gjithashtu ka forca të shtuara të policisë, ndërsa po largohen nga rruga me karrotrec makina të parkuara pranë zonës së portit.

Rruga para Portit të Vlorës pastrohet nga automjetet. Makinat e parkuara largohen edhe me karrotrec. Bëhet gati infrastruktura për sigurimin e hapësirës për mbërritjen e Melonit.

Edhe pse parkimi është i lejuar, karrotreci largon makinat që nuk kanë prezent drejtuesin.

Kryeministrja Meloni la Puglian, ndërsa shoqërohet nga familja e saj për një vizitë në bregdetin e Vlorës, duke pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama.

S'KA KOMENTE