Një aksident rrugor është regjistruar në fshatin Papër të Elbasanit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit, duke shkaktuar daljen nga rruga. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Deri në këto momente nuk raportohet zyrtarisht për persona të lënduar.










