Lefter Koka largohet nga Shqipëria, Apeli i GJKKO rikthen masën “arrest në burg”

Apeli i GJKKO rikthen në burg Lefter Kokën për dosjen e inceneratorit të Tiranës

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur rikthimin në qeli të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, në kuadër të çështjes së inceneratorit të Tiranës.

Apeli ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, të dhënë me gjykim të shkurtuar, ndërsa ka ndryshuar vendimin për shuarjen e masës së arrestit në burg.

Megjithatë, vendimi nuk është ekzekutuar ende, pasi sipas burimeve Lefter Koka ndodhet prej disa muajsh jashtë Shqipërisë.

Nga përllogaritjet e deritanishme, ish-ministrit i mbeten rreth 6 muaj burg për të vuajtur në lidhje me këtë çështje.