“Italianët ‘heqin’ dorë nga plazhet e tyre”/ The Guardian: Të zhgënjyer nga...

“Italianët ‘heqin’ dorë nga plazhet e tyre”/ The Guardian: Të zhgënjyer nga kostot, zgjedhin të pushojnë në një nga vendet më të varfra të Europës

169
SHPËRNDAJE

Numri i lartë i turistëve të huaj në vendin tonë ka marrë vëmendjen e mediave të huaja. Në një artikull të fundit The Guardian shkruan se italianët kanë shmangur resortet vendase dhe kanë zgjedhur të pushojnë në brigjet e lira të Adriakut.

Por vëmendjen e Shqipërisë e mori edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cila zgjodhi që të udhëtonte drejt Vlorë me traget, duke u larguar nga ferma në Pulia e rrehtuar me pemë ulliri.

Në artikull përmenden edhe reagimet e kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit në deklaratat e tij ftonte turistët e italianë të vizitonin Shqipërinë.,

“Kryeministri Edi Rama ndezi ‘debatin’ duke u mburrur në rrjete sociale për pushtimin e gati gjysmë milioni të turistëve italinë. Por ai ngjalli reagime të shumta edhe për faktin se krahasoi një foto të një trageti ku bëhej krahasimi me dyndjen e turistëve italianë në Shqipëri, por që në fakt më pas u sqarua se ishte një foto e vjetër që i përkiste emigrantëve shqiptarë që u larguan në Itali në gusht të vitit 1991.

Ishte kryeministri Edi Rama ai që i bëri një ftesë homologes italiane Giorgia Meloni, kjo e fundit vizitoi Vlorën bashkë me familjen.

Italianët dhe turistë të tjerë europianë kanë zgjedhur Shqipërisë, një nga vendet më të varfra të Europës, imazhi i së cilës është përlyer prej kohësh nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Po, ata tërhiqen nga plazhet dhe malet gjithashtu ata janë kryesisht të magjepsur, siç pranon Rama, nga kostot e lira të vendit.

Ndërsa numri i turistëve të huaj në Itali është rritur këtë vit krahasuar me vitin 2022, udhëtimet e brendshme janë ulur deri në 30% , sipas shifrave të këtij muaji nga shoqata e turizmit, Federturismo.

Disa italianë kanë hequr dorë nga pushimet për shkak të kostos së lartë të jetesës, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur destinacione më të lira edhe nëse kjo nënkupton pagesën e fluturimeve apo trageteve.

“Edhe pse shqiptarët vazhdojnë të largohen nga vendi i tyre, të shtyrë kryesisht nga varfëria dhe korrupsioni, vendi po tërhiqte vizitorë spanjollë, britanikë, amerikanë “e madje edhe australianë”.

S'KA KOMENTE