Irani ka njoftuar se do t’u japë përparësi në kalimin përmes Ngushticës së Hormuzit anijeve që respektojnë protokollet e reja dhe paguajnë tarifat për shërbimet e sigurisë. Deklarata është bërë nga një zyrtar i lartë iranian.
Sipas tij, për shkak të kufizimit të numrit të anijeve që lejohen të kalojnë, prioritet do t’u jepet atyre që i përgjigjen më shpejt rregullave të reja. Anijet që nuk kryejnë pagesat përkatëse do të shtyhen në radhë dhe mund të përballen me vonesa.
Ndërkohë, megjithëse më herët ishte njoftuar hapja e ngushticës, Irani ka rikthyer kufizimet, duke argumentuar se kjo lidhet me bllokadën amerikane dhe shkeljet e përsëritura të armëpushimit.










