Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një institucion qeveritar në Turqi, ku një i moshuar ka hyrë i armatosur me një hanxhar të fshehur nën xhaketë dhe ka sulmuar një punonjës, duke e goditur nga pas në kokë.
Momenti është filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa pamjet tregojnë reagimin e menjëhershëm të tre kolegëve të punonjësit të sulmuar.
Ata ndërhynë me qetësi, iu afruan autorit pa krijuar panik dhe arritën ta neutralizojnë situatën duke e bindur të ulej, duke parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura motivet e sulmit, ndërsa autoritetet turke nuk kanë dhënë ende detaje nëse i dyshuari është arrestuar apo është marrë në hetim.










