Hita ne ceremonine e rivarrimit te policit te vrare ne Fier: Kush prek një polic, godet themelet e shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mori pjesë në ceremoninë e rivarrimit të Dëshmorit të Atdheut, Novruz Cenalia, i vrarë dy vite më parë në Fier.

Gjatë ceremonisë, Hita vlerësoi sakrificën e efektivit të rënë në krye të detyrës, duke theksuar se Novruz Cenalia tashmë nuk është vetëm emri i një inspektori policie, por pjesë e Panteonit të “Nënës Shqipëri”.

“Kush prek një punonjës policie, ka goditur themelet e shtetit”, u shpreh Hita në fjalën e tij.