Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër

Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër

718
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 28 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 16 vjeç, pasi ka vjedhur automjetin e shtetasit A. M. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., 56 vjeç, banues në Grabian, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Në fshatin Biçukas, Divjakë, shtetasi A. N., 31 vjeç, duke punuar në tokën e tij, dyshohet ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE