Gjiknuri zbulon strategjinë e PS: Javën tjetër nisim fushatën

Gjiknuri zbulon strategjinë e PS: Javën tjetër nisim fushatën

44
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri foli pas mbledhjes së Kryesisë, duke thënë se programi i socialistëve në këto zgjedhje, do të përqendrohet në progresin dhe zhvillimin e vendit.

Ai u shpreh për mediet se PS do të hyjë në këto zgjedhje me program të qartë dhe strategji të testuar.

Teksa u pyet lidhur me akuzat që deputetët e PS kanë bërë ndaj Monika Kryemadhit për paratë ruse, ai tha se i takon tashmë drejtësisë që të merret me këtë çështje.

Gjiknuri: Ishte nje mbledhje organizative pune. Javën tjetër fillojmë fushatën. PS hyn me program te qartë dhe me nje strategji te testuar. Nuk duam të bërtasim. Kemi menduar një strategji tjetër. Javën tjetër do të fillojmë aktivitete.

Do të synojmë aktivitete më të qeta, takime më të vogla. Ata janë vetë të zhytur në rublat dhe shqiptarët janë të qartë, por strategjia jonë është e ndërtimit të së ardhmes dhe progresit që ka bërë vendi. Duam sigurinë dhe zhvillimin e vendit. Pala tjetër nuk ka asnjë program.

Nuk është çështja se sa herë do deklarojmë ne me një fakt që është bërë publik, i takojnë organeve të drejtësisë që të zbardhin të vërtetën, PS s’do jetë pjesë e konferenca përditë në shtyp për këtë. Faktet janë evidentuar, dhe i takon drejtësisë.

Veçse PS nuk do shpenzojë në këtë fushatë, nga ana tjetër duam të japim mesazhin se mbjellja e pemës është zhvillimi i jetës. Gjithmonë ka vend për mbjellje të pemëve.

Logon dhe sloganin tonë politik do të bëjmë publik, por do t’i mëshojmë mesazhit të progresit dhe zhvillimit të vendit”, u shpreh ai.

S'KA KOMENTE