Merr fund misteri i zhdukjes se vajzes nga Fieri

Merr fund misteri i zhdukjes se vajzes nga Fieri

2444
SHPËRNDAJE

Merr fund odisea e zhdukjes së Etleva Parangonit, vajza e njohur  ndryshe si Desdemona Lirjoni, e cila pasi u dhunua barbarisht u vra me thikë më 5 dhjetor të vitit 1998.  ‘Pa Gjurmë’ zbardh detajet e vrasjes së 25 viteve më parë të shqiptares së humbur në Itali. Nëna e saj ka parë për herë të parë varrin në Ticino të Italisë, ku prehet sot 24-vjeçarja nga Fieri.

Vajza nga Fieri me emrin Etleva Parangoni u largua nga shtëpia në shtator të vitit 1995, në atë kohë në moshën 21-vjeçare. Ajo rezultonte e humbur për familjarët, ku këta të fundit mësuan se ditën që iku, vajza kishte hipur në një makinë me xhama të zinj. Pas afro dy jave, Etleva telefonon nga Italia dhe u tregon prindërve se ishte shëndosh e mirë në Milano. Ky komunikim zgjati deri më 17 nëntor të 1998, ku më pas Etleva humbi çdo kontakt me familjen e saj.

Një nga historitë më delikate dhe ndër më të dhimbshmet për ’Pa Gjurmë’, ndërsa për moderatoren Odeta Dume ishte e vështirë t’i komunikonte nënës vdekjen e së bijës, kur në gjithë këto vite ka besuar se është gjallë.
Odeta Dume: Juve ju erdhi një lajm i zi, por që nuk e besuat kurrë…
Nëna e viktimës: Ç’të të thotë nënë e zesë? (qan). Jam shumë e tronditur Odeta
Odeta Dume: Ne kemi mundur të zbulojmë se Etleva ka jetuar në Itali, në një tjetër vend nga ai që ju keni ditur deri më sot. Ajo nuk ka jetuar kurrë në Bari, as në Milano, por në Ticino në kufi me Zvicrën. Por, unë do të rrëfej historinë që na ka treguar një emigrant shqiptar, që ka jetuar shumë afër me vajzën tuaj dhe e ka njohur si Desdemona. Ajo është marr dhe më pas pas trafikuar në Itali, ku është detyruar të bëjë punonjësen e seksit nga disa shqiptarë nga Fieri dhe Lezha. Ne nuk e dimë çfarë ndodhi mes vajzës suaj dhe kësaj bande kriminale, por ne kemi mësuar se nga policia ajo u gjet e vrarë në një nga rrugët e Ticinos në 5 dhjetor të vitit 1998. Ajo ishte dhunuar dhe një thikë ishte ngulur në trupin e saj, shumë afër organit të zemrës dhe ajo kishte humbur jetën. E dashur Margarita, nuk do dua t’ju helmoj më shumë mbi atë se çfarë kemi mësuar për vajzën tuaj. Në atë kohë institucionet italiane kërkuan të gjenin familjen tuaj në Shqipëri për të tërhequr trupin. Por kjo gjë nuk ndodhi, ndaj kjo i detyroi institucionet të varrosin trupin në varrezat publike në vendin ku u gjet trupi i saj.

Shfaqja e videos nga vendi ku prehet vajza nga Fieri, pllaka në varrin me emrin e Etlevës që mbylli sytë në moshën 24-vjeçare ishte një moment rrëqethës për nënën Margarita e cila nisi të vajtojë…

S'KA KOMENTE