FIER-Prangoset 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë

FIER-Prangoset 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë

594
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

– A. R., 18 vjeç dhe A. B., 25 vjeç, të dy banues në Fier, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe janë goditur me sende të forta.

-A. S., 57 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

S'KA KOMENTE