FIER/Eriselda CELAJ: “Kandidat kundërshtar përball vetes kam të PS-së, nuk shoh ndonjë...

FIER/Eriselda CELAJ: “Kandidat kundërshtar përball vetes kam të PS-së, nuk shoh ndonjë rival tjetër në garë

232
SHPËRNDAJE


Eriselda Zotaj është kandidatja e PD-së për Bashkinë e Fierit. Ajo zotohet se kanë për të përfaqësuar qytetarët dhe biznesin fierak. Premton për një lulëzim në disa sektorë, sikurse përmirësimin e kushteve të përgjithshme për qytetarët fierak, që nga infrastruktura deri te pastrimi.

Sipas saj, problemet në qytetin e Fierit janë të shumta, ku më shumë se sa punë thotë ajo, është bërë propagandë dhe është investuar në fasadën e qendrës së Fierit, ndërkohë asnjë investim nuk është bërë që të standartizohet mirëqenia e qytetarëve.

Zotaj me modesti nuk dëshiron shumë të flasë për veten e saj, por më tepër ka vënë në dukje problematikat që ky qytet ka si pasojë e një menaxhimi jo të mirë, një qytet për të cilin duhet bërë një punë e madhe që të arrihet në një nivel jetese që plotëson kushtet për fëmijët, bizneset dhe për cilindo qytetar.

Sa për kandidatin e PS-së dhe kryetarin aktual Armando Subashin, Zotaj ngre akuzat e saj si shkak për problemet e qytetit. Ndërsa për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, kandidatja e PD-së shprehet se nuk e shikon si kundërshtar, përpos respektit që ka për të. Sakaq, thekson që kandidatët e vetëm të PD-së janë ata që po garojnë në zgjedhje nën logon e kësaj partie, të gjithë të tjerët përkasin respektivisht sipas logos që kanë zgjedhur të përfaqësojnë.

Eriselda Zotaj: Unë jam një qytetare e zakonshme e Fierit. Elektorati më njeh, prej dy muajsh takohem çdo ditë me ta. Ne kemi marr përsipër një përgjegjësi të madhe, por reale dhe të prekshme. Kemi marr përsipër të jemi zëri i çdo qytetari në Fier, të përfaqësojmë interesat e tyre, të jem në krah të tyre, të jemi përfaqësues i biznesit fierak që të lulëzojë dhe do t’i japim çdo mbështetje. Do jemi përfaqësues për fermerët, sepse kanë nevojë që dikush të jetë aty për ta. Do ofrojmë mbështetjen që duhet në këtë sektor. Do të jemi përfaqësues të vogëlushëve tanë, pasi nuk kanë ambiente me standardet e larta, por kanë nevojë për ne.

Problemet në qytetin e Fierit, janë të shumta. Bashkia e Fierit nuk e ka pasur fokusin te përmirësimi i jetës së qytetarit dhe nuk ka qenë partner me ta. Është udhëhequr nga propaganda, ka lyer pallate, po asnjëherë nuk i ka ofruar shërbimet qytetarëve. Qyteti sot nuk ka pastrim, gjelbërim, ndriçim, kanalizime, rrugë. Është për të ardhur keq, sepse nga qendra e qytetit propagandohet fort, po njerëzit pyesin “a jemi në qytetin e Fierit?”. Ka nevojë për investime, infrastrukturë ky qytet.

Propaganda e tyre është e madhe, kanë një industri të tërë që punon vetëm për fasadën. Në çdo dalje të tyre, përmendin herë pas herë që kanë punuar dhe bazohen vetëm te qendra e qytetit dhe te pallatet shumëngjyrëshe. Në lagjet e qytetit dhe bizneset nuk është investuar asnjë qindarkë. Ai që rikandidon për herë të tretë në bashki, i fyen qytetarët dhe i trajton investim si të tij. Në çdo lagje ka një pakënaqësi ndaj PS dhe kryetarit në drejtim. Mundësitë janë, ata kanë buxhet, por nuk kanë dëshirë. Jemi koshient që qytetarët e dinë që Armando Subashi nuk mendon për ta. Nuk e kanë prioritet përmirësimin e jetës së qytetarit.

Situata në Fier nuk është ajo që flitet në media qendrore. Unë kandidat kundërshtar përball vetes kam kandidatin e PS, nuk shoh ndonjë rival tjetër në garë. Kandidatët e vërtet garojnë nën siglën e PD, e kam thënë për kandidatët e PD-së. Dikush është nën siglën e Ilir Metës, po nuk mund të gënjejë që është nën PD-në, pasi PD i ka kandidatët e saj. Kandidati nën siglën e “Bashkë Fitojmë”, nuk është kundërshtari im, e respektoj, por nuk e shoh si të tillë.

S'KA KOMENTE