FIER/163 leje te pezulluara dhe 5 shofere te arrestuar

FIER/163 leje te pezulluara dhe 5 shofere te arrestuar

202
SHPËRNDAJE

Policia Rrugore e Fierit

Kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur radarë, dragerat, kamerat dhe makinat inteligjente, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

✅Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 160 leje drejtimi, nga të cilat 157 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 3 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

✅Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe 1 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas të mitur për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

✅Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 161 drejtues.

✅Janë ndëshkuar 330 drejtues mjetesh për parakalime të gabura.

✅284 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

✅38 drejtues janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

✅1025 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia e Rrugore e Fierit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

S'KA KOMENTE