Qindra qytetarë kanë dalë në rrugët e Beogradit për të festuar, pas deklaratës së presidentit Aleksandar Vuçiç se lista studentore ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.
Në rrugët qendrore të kryeqytetit janë ndezur flakadanë, ndërsa qytetarët kanë festuar me brohoritje dhe rënien e borive të automjeteve.
Atmosferë festive raportohet edhe në shtabin e listës studentore “Studentët fitojnë”, ku kandidatët dhe mbështetësit e tyre janë mbledhur për të ndjekur rezultatet e zgjedhjeve. Të pranishmit brohorasin “Fitore”, ndërsa presin konfirmimin zyrtar të rezultatit.
Ndërkohë, personat e mbledhur në kampin e njohur si “Çacilend”, kryesisht të veshur me të zeza, kanë nisur të largohen nga hapësira e rrethuar.
Më herët, presidenti Aleksandar Vuçiç pranoi se, sipas vlerësimeve paraprake, lista e tij politike ka humbur zgjedhjet. Ai deklaroi se lista studentore pritet të sigurojë nga 135 deri në 140 mandate në parlamentin me 250 vende, ndërsa lista e tij rreth 105 mandate.
Rezultatet zyrtare ende nuk janë shpallur.








