e-Albania jashtë funksionit për 3 ditë, ndërpritet aksesi në shërbimet online nga 15 deri më 18 maj

Njoftim për ndërprerje të përkohshme të portalit e-Albania

Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online, portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.

Për këtë arsye, portali do të jetë përkohësisht jashtë funksionit në periudhën:

📅 15 Maj, ora 22:00 – 18 Maj, ora 08:00

Gjatë kësaj kohe, aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur.

Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve dhe theksojnë se ndërhyrja synon përmirësimin e cilësisë, sigurisë dhe shpejtësisë së shërbimeve digjitale.

Ju falënderojmë për mirëkuptimi