Dhunimi i punonjësit në Patos nga eprori për formularin e PS/ Berisha...

Dhunimi i punonjësit në Patos nga eprori për formularin e PS/ Berisha dënon ngjarjen

61
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka dënuar sulmin e rëndë ndaj punonjësit të ndërmarrjes së kanalizimeve në Patos, i cili nuk pranoi që të plotësonte një formular për votat, që pretendohet se është kërkuar nga PS. 

Berisha tha se makineria shtetërore po i bën terror qytetarëve.

“Sulmi ndaj punonjësit të bashkisë Patos, Bato Dalipaj, është një ngjarje e rëndë. Është dëshmi tronditëse e përdorimit të makinerisë shtetërore si makineri dhune, terrori ndaj qytetarëve dhe votës së tyre të lirë. jam këtu për t’i shprehu nderimin më të thellë, solidaritetin më të madh, zotit Dalipaj, një hero i votës së lirë për qëndrese e tij ndaj gangsterëve. 

Garantoj Dalipajn se akti i tij është i madh. Shfrytëzoj rastin që t’i bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, që të denoncojnë në portalet e transparencës. I garantoj qytetarët se opozita shqiptare dhe PD do të bëjnë gjithçka që këta kriminelë elektoralë të marrin ndëshkimin e merituar. Njëkohësisht i ftoj të mbajnë parasysh se entuziazmi dhe elektrizimi i krijuar nga Primaret, ka kallur tmerr shpirtëror, si te kandidatët e bodrumit, e mafias, të Edi Ramës, ashtu dhe te vetë kryeministri.”, tha Berisha.

S'KA KOMENTE