Deputetja e dorehequr nga PS me deklarate te forte: Po kërcënojnë familjen time!

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka bërë një tjetër reagim të fortë në rrjetet sociale, vetëm pak ditë pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Pasi deklaroi se do të vijojë mandatin si deputete e pavarur dhe sfidoi kryeministrin Edi Rama për zgjedhje të parakohshme, Koçeku pretendon tashmë se familja e saj është kërcënuar.

Në një status të publikuar sot në Facebook, ajo i drejtohet drejtpërdrejt grupit të Bajrave në Shkodër, duke paralajmëruar reagim të ashpër nëse preket familja e saj.

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkruan Koçeku.

Deklarata e saj ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet apo nga personat e përmendur në postim.