Çfarë po përgatit Serbia? Kapet në Zveçan makina me municion dhe armë...

Çfarë po përgatit Serbia? Kapet në Zveçan makina me municion dhe armë luftarake, dyshime se do përdorej për sulm terrorist në Kosovë

157
SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë me dije se policia ka ndaluar sot një automjet me targa të Beogradit në të cilën kishte sasi të madhe armatimi të llojeve të ndryshme dhe municioni e pajisjesh ushtarake, të dedikuara për organizmin e sulmeve terroriste në Kosovë.

“Falë angazhimit intensiv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake. Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë”, ka shkruar Sveçla.

Më tej ai ka thënë se “Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e çdo akti të mundshëm që synon cënimin e sigurisë së vendit tonë”.

“Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake”, ka thënë Sveçla.

S'KA KOMENTE