Sipas vendimit të Bordit, nafta do të tregtohet me pakicë me një çmim maksimal prej 205 lekësh për litër, nga 210 lekë që ishte më parë. Ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë jo më shumë se 193 lekë për litër.
Edhe benzina pëson ulje, duke u përcaktuar në jo më shumë se 164 lekë për litër në shitjen me pakicë dhe 152 lekë për litër në shitjen me shumicë.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, në orën 14:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.
Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit të karburanteve për zbatimin e vendimit, duke paralajmëruar pezullim të aktivitetit në rast konstatimi të shkeljeve.










