Fier, rrjedhja e gazit në furrën e bukës , asfiksohen dy punonjës

Një rrjedhje gazi në një furrë buke në fshatin Qënas të Fierit ka shkaktuar asfiksimin e dy punonjësve.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00, kur dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi nga rubineti i bombulës së gazit.

Si pasojë janë asfiksuar shtetasit A. K., 62 vjeç dhe I. H., 55 vjeç, të dy punonjës në furrën e bukës. Ata janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.