“Blindohet” qyteti i Vlores, zbarkon FNSH dhe Renea

“Blindohet” qyteti i Vlores, zbarkon FNSH dhe Renea

189
SHPËRNDAJE

Qyteti i Vlorës është blinduar edhe përgjatë mbrëmjes.

Policia e Vlorës FNSH dhe Renea vendosur në pikat kyçe të qytetit duke ushtruar kontrolle me dorë të hekurt në automjetet luksoze. Në fokus të kontrolleve edhe automjetet me xhama të zinj. Drejtuesit e automjeteve nxirren nga mjeti dhe kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike.

Kërkimet edhe për persona në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar. Prej ditësh FNSH dhe “RENEA” ka blinduar Vlorën në kontrolle në automjete dhe zona të riskut.

Kontrolle të intensifikuara fill pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje në vrasjen me snajper të 23-vjeçarit Gëzim Sinomati.

Aktualisht janë ndaluar për të dytën herë 15 persona nga dy grupe të njohur si kundërshtar me  familjen Sinomati. Vetëm në banesën e një personi është gjetur një armë zjarri dhe është prerë për të urdhër arresti.

S'KA KOMENTE