Berisha sot në SPAK/ Makina e policisë dhe avokatët e presin poshtë...

Berisha sot në SPAK/ Makina e policisë dhe avokatët e presin poshtë banesës

36
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur sot për t’u marrë në pyetje nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Ndërkaq poshtë banesës së tij janë paraqitur efektivë policie dhe Oficerë të Policisë Gjyqësore për ta shoqëruar.

Po ashtu kanë mbërritur edhe avokatët e tij.Mësohet se seanca është caktuar në orën 10:00, ndërkohë që Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’.Teksa vetë nuk ka bërë asnjë koment nëse do të shkojë apo jo, e bija e Berishës, Argita Malltezi deklaroi në një dalje për mediat se ish-kryeministri do të paraqitet në SPAK.

Po ashtu bëhet me dije se në mbështetje të tij do të shkojnë dhe deputetë të opozitës.

S'KA KOMENTE