Arrestohet shqiptarja ne Greqi, kapet me 8,5 kg droge

Arrestohet shqiptarja ne Greqi, kapet me 8,5 kg droge

3501
SHPËRNDAJE

Një 27 vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e policisë greke, pasi është kapur me 8.5 kilogram lëndë narkotike heroinë. Mediat vendase shkruajnë se se shqiptarja e arrestuar në Ampelokipi të Selanikut dhe dyshohet se ishte anëtar i një rrjeti të organizuar droge.

Siç bëhet e ditur nga EL.AS., punonjësit e policisë së Departamentit të Çështjeve të Përgjithshme të Prokurorisë së Narkotikëve të Selanikut, sekuestruan 18 pako me gjithsej 8 kilogramë e 561 gramë heroinë, sasi kjo që mendohet se ishte e destinuar të përfundonte në stanet e të varur nga droga, në prefekturën e Selanikut.

Sipas policisë, roli i të arrestuarës në aksionin e unazës ka qenë ai i marrjes, ruajtjes dhe trafikimit të mëtejshëm të drogës.

S'KA KOMENTE