Greqi/Dyshohet se dhunoi brutalisht foshnjën 4 muajshe, lirohet babai shqiptar

Greqi/Dyshohet se dhunoi brutalisht foshnjën 4 muajshe, lirohet babai shqiptar

119
SHPËRNDAJE

Babai 20-vjeçar, i cili akuzohet se i ka shkaktuar lëndime të rënda foshnjës 4 muajshe në  Greqi është lënë i lirë me kusht që të paraqitet në Komisariat çdo datë 1 dhe 15 të muajit dhe të mos ketë asnjë kontakt me foshnjën, e cila ndodhet e intubuar në spitalin pediatrik “Agjia Sofia”.

Në cilësinë e dëshmitarit të mbrojtjes ka dëshmuar bashkëshortja e 20-vjeçarit, e cila ka mohuar çdo akuzë për dhunë.

Për lirimin e tij të përkohshëm është paguar një garanci prej 2000 eurosh.

Kujtojmë se foshnja katër muajshe ka lëndime në kokë dhe të nxira në të gjithë trupin. Foshnja dyshohet se u dhunua nga babai  20-vjeçar, me origjinë shqiptare, i cili u arrestua  direkt pas ngjarjes.

S'KA KOMENTE