Arrestohet çifti shqiptar në Itali, ja çfarë iu gjet në makinë

Arrestohet çifti shqiptar në Itali, ja çfarë iu gjet në makinë

261
SHPËRNDAJE

Një çift nga Shqipëria është arrestuar në Perugia të Italisë, ndërsa kanë tentuar që të arratisen me manovra të rrezikshme me mjetin e tyre.

Pasi janë pikasur nga efektivët, 28-vjeçari shqiptar që drejtonte mjetin, ka tentuar që të largohet me shpejtësi në korsinë e kundërt, por është ndaluar nga disa makina policie. Ndërkaq e reja që e shoqëronte, është përpjekur të shtyjë fizikisht efektivin e policisë, dhe të largohet, por nuk ia ka dalë.

Ndërkaq nga kontrolli që u është bërë në makinë, u janë gjetur bizhuteri të vjedhura. Sakaq, ka rezultuar se 25-vjeçarja kishte edhe një urdhër dëbimi që prej 31 janarit.

foto galeri

S'KA KOMENTE