Arbër Hajdari ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij në letrën e publikuar nga Erion Veliaj, ku kryebashkiaku i Tiranës pretendon se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëzimin e Bashkisë së Tiranës te kreu i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.
Në një reagim në rrjetet sociale, Hajdari shprehet se është i habitur nga përfshirja e emrit të tij në këtë histori, duke mohuar çdo lidhje me çështjen penale-politike.
Ai thekson se nuk ka kërkuar dhe as ka ëndërruar të punësohet nga Erion Veliaj, ndërsa me ironi shton se fundjavat e tij i kalon mes njerëzve në nevojë.
“Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”, përfundon Hajdari reagimin e tij.










