Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari, policia i gjen në makinë...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën shqiptari, policia i gjen në makinë një çantë plot me para

1044
SHPËRNDAJE

Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Modena, Itali.

Mediat italiane bëjnë të ditur se, bëhet fjalë për Saimir Gjoka, 38 vjeç. Mësohet se makina ku po udhëtonte Gjoka është përplasur me një tjetër makinë, duke dalë nga rruga.Aksident fatal ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në seksionin e Modenës të A1, pranë Cognento. 38-vjeçari nga Shqipëria, Saimir Gjoka, ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes, i cili është nxjerrë nga zjarrfikësit, nga automjeti në të cilin ishte bllokuar.

55-vjeçari që udhëtonte me makinën tjetër ka mbetur i plagosur por lehtë.

Policia rrugore, e cila ka nisur hetimet, ka gjetur në makinën e shqiptarit një çantë plot me para dhe me sa duket edhe mallra të dyshimta.

Ndërkohë, edhe me ndihmën e dronëve, policia është në kërkim të pasagjerit tjetër të mjetit, i cili është arratisur pas përplasjes.

S'KA KOMENTE