Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin udhëtonte është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në rrugën dytësore, në lagjen Nr. 13 të qytetit.
Sipas informacionit paraprak të policisë, drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Gj., 39 vjeç, banues në Kavajë, ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke shkaktuar përplasjen.
Si pasojë, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave të tij.










