Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, pranë fshatit Lin, ku dy automjete tip Toyota janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur 6 persona, mes tyre edhe dy fëmijë. Deri më tani nuk ka informacion të detajuar për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.
Dyshimet paraprake janë se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë, e cila mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjeteve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.










