Kisha e mrekullive. Keshtu njihet nga besimtaret dhe banoret e zones kisha e profetit Ilia ne Shtyllas te Fierit. E vecante per arkitekturen dhe stilin bizantin, kisha e ndertuar ne vitin 1780 me kontributin e banoreve te zones i ka rezistuar shekujve. Banoret tregojne se shteti socialist e shkaterroi me traktore qe nga themelet ne vitin 1967 per ta kthyer ne nje hapesire ne funksion te nje reparti ushtarak. Pas viteve 90 e lene ne meshire te fatit kisha u rindertua ne vitin 2003 nga nje banor i zones i cili eshte i besimit mysliman nderkohe qe sipas tyre kjo kishe frekuentohet nga besimtare te te gjitha besimeve e jo vetem nga ortodokset.
Sipas At Nikolla Bregut kjo eshte kishe mrekulliberese, nderkohe qe dita e pelegrinazhit kremtohet ne 20 korrik, ku pas sherbesave te mbremjes besimtaret me probleme shendetesore flene ne ambientet e kishes me besimin se do te sherohen.
Nderkohe kisha e profetit Ilia disa here eshte demtuar ka pohuar At Nikolla ndaj drejtohet me mesazhin te mos demtohen institucionet fetare pasi jane vende te shenjta .
Nderkohe banoret e zones kerkojne me shume vemendje per promovimin e kesaj kishe mrekulliberese pasi njihet dhe simoter e kishes se Lacit teksa njezeri kane kerkuar dhe rikonstruksionin e rruges qe te con drejt kishes pasi amortizimi i saj i pengon se tepermi besimtaret vecanerisht gjate stines se dimrit.