Një automjet tip “Toyota”, në pronësi të një kompanie, është djegur pjesërisht në orët e para të mëngjesit në qytetin e Vlorës.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 04:00, në lagjen “1 Maji”. Sipas dyshimeve paraprake, zjarri ka nisur në një kosh plastik mbeturinash dhe më pas është përhapur në automjetin që ishte parkuar pranë tij.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.










